LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon fushata e vaksinimit kundër sëmundjes gungore të lëkurës

Nesër fillon fushata e vaksinimit kundër sëmundjes gungore të lëkurës

Të mërkurën në fshatin Dardani – 3 në fermën “ Agro Loni” , Komuna e Pejës, fillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër sëmundjes gungore të lëkurës (LSD).

Hapjen e fushatës do ta bëjë kryeshefi ekzekutiv i AUV-së Valdet Gjinovci.

Fushata për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit do të vazhdojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/