Të gjithë e dinë se Kim Kardashian e dashuron shumë ushqimin, por njëkohësisht është edhe shumë e disiplinuar me dietat e saj.
Pas dy shtatzënive, ajo e mori veten plotësisht për një kohë të shkurtër dhe vazhdon të jetë e kujdesshme për ҫdo gjë që konsumon.
Kim është e fiksuar pas dietës Atkins, sepse është dieta nga e cila vetëm 3 muaj pas lindjes, e bëri të humbasë 19 kilogramë nga 28 të fituar gjatë shtatzënisë.
Atkins është një lloj diete e cila përjashton karbohidratet.
Cilat janë rezultatet e dietës së Kim?
Sipas Kim, dieta Atkins është ҫelësi i vetëm nëse do të ushqehesh mirë dhe të jesh gjithmonë në kilet që dëshiron. Sekreti i Atkins është përjashtimi i karbohidrateve (fajtore kryesore të formimit të masës dhjamore). Kilet e tepërta vijnë si rezultat i një ushqyerjeje jo korrekte me karbohidrate, të cilat janë burim energjish për trupin.
Atkins përjashton plotësisht brumërat, perime të ndryshme dhe ëmbëlsirat. Në menu mund të përfshihen ushqime të pasura me proteina si: peshku, mishi, veza, djathi dhe sasi të kufizuara perimesh të pasura me fibra.
Dieta Atkins sipas ditëve të javës:
MËNGJESI
1. Kos frutash + vezë të ziera
2. Vezë + djathë i shkrirë të bëra sanduiҫ + pjeshkë (frutë tjetër)
3. Omletë me vezë, mjaltë, vezë të ziera
4. Vezë me djathë, biskota, lëng pjeshke
5. Qumësht dhe manaferra të freskëta
6. Manaferra dhe vezë të fërguara
7. Lëng frutash, vezë të skuqura + leëg limoni
DREKA
1. Mish pule + djathë i shkrirë + qershi të freskëta
2. Sallatë “Tuna”, rrush
3. Gjalpë arre, banana, kos frutash
4. Avokado, sallatë me vezë (ose omletë me vezë e avokado)
5. Kek meksikan, bizele
6. Pica, perime të ndryshme
7. Biskota, pjeshkë
DARKA
1. Krah pule, rizoto, mish i bardhë
2. Makarona dhe sallatë
3. Patate furre, biftek, sallatë fshati
4. Pulë e pjekur në skarë, fasule
5. Rizoto dhe bizele
6. Sanduiҫ me karota, turshi, biftek i pjekur në skarë
7. Pure patatesh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi