LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni myk dhe lagështi në banesë, kërcënoheni nga këto sëmundje të rrezikshme

Nëse keni myk dhe lagështi në banesë, kërcënoheni nga këto sëmundje të rrezikshme
-->

Po ju zbulojmë se si ndikon myku në shëndetin e njerëzve dhe se si në të ardhmen të pengoni shfaqjen e tij

Qëndrimi në lokale në të cilat ka myk mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve. Disa nga simptomat janë ethet, gripi, lodhja, disfunksioni respirator, gjakrrjedhja e herëpashershme nga hundët, marramendja, dhembja e kokës, vjellja, diarreja, madje edhe dëmtimi i mëlçisë.

Në shtimin e lagështisë në banesë janë posaçërisht të ndjeshëm personat meteoropatë, të cilët ndaj kushteve të pavolitshme klimatike reagojnë me ndryshim humori, molisje dhe me probleme të tjera fizike.

Vështirë e përballojnë edhe personat e moshuar dhe personat e sëmurë nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, të organeve të frymëmarrjes, tuberkulozit, reumatizmit dhe astmës, transmeton Telegrafi.

Është vërtetuar që banesat që kanë lagështi ndikojnë keq edhe në psiken e banuesve. Shumica e personave të sëmurë nga neuroza, depresioni dhe psikoza jetojnë në banesa me lagështi dhe jo mjaft të ndriçuara.

Fëmijët janë edhe më të ndjeshëm ndaj lagështisë edhe më të madhe të ajrit në banesë, posaçërisht më të vegjlit. Më së shpeshti janë rakitikë dhe më shumë sëmuren nga astma bronkiale, alergjitë e ndryshme dhe sëmundjet e lëkurës.

Si të pengohet shfaqja e mykut?

Gjëja e parë dhe themelore, kur është fjala për mykun, është që të eliminoni lagështinë, prandaj është me rëndësi që muret të thahen mirë, dhe vetëm pastaj mund të filloni me pastrimin.

Për të penguar shfaqjen e mëtejshme, përdorni mjetet të cilat do të zvogëlojnë lagështinë e ajrit dhe aparatet e klimës posaçërisht në kushtet e nxehta dhe të lagështa klimatike.

Ajrosja e përditshme e banesës ka rëndësi të madhe.

Banja është burim i madh i lagështisë dhe vend ku kërpudhat shfaqen. Për t’iu shmangur grumbullimit të lagështisë, gjatë kohës së larjes së rrobave duhet hapur dyert e banjës. Pasi të bëni dush, banjën duhet ajrosur mirë dhe duhet larguar peshqirët e lagur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori