LAJMI I FUNDIT:

Nëse hani ushqim në terr, do të humbni peshë

Nëse hani ushqim në terr, do të humbni peshë

Ekipi i studiuesve gjermanë ka publikuar rezultatet e studimit i cili tregon që ata të cilët hanë në terr, konsumojnë nëntë për qind më pak ushqim sesa në situatën kur e shohin ushqimin.

Natyrisht, kur shikojmë ushqimin na çilet apetiti, transmeton Telegrafi.

KUR hani në terr, konsumoni ushqim 9 për qind më pak se sa në dritë. Deri te kjo e dhënë ka ardhur ekipi i shkencëtarëve i cili rezultatet e studimit i ka publikuar në revistën mjekësore “Food Quality and Preference”.

Kjo do të mund të bëhet recetë për humbje peshe, sepse, siç konstatojnë, esenca është në atë që kur e shohim ushqimin na çilet apetiti, andaj do të duhet që të mos e shikojmë nëse dëshirojmë të zvogëlojmë kilogramët.

Shkencëtarët nga Universiteti Konstanc kanë bërë hulumtimin e dy grupeve të vullnetarëve nga të cilët i pari ka ngrënë me sy të mbyllur, ndërsa grupi tjetër me sy të hapur, sepse kishte kontrolle.

Para secilit pjesëmarrës 15 minuta kanë qëndruar tri pjata me nga 95 gramë akullore.

Është konstatuar që ata të cilët kanë ngrënë me sy të mbyllur kanë ngrënë nëntë për qind më pak ushqim, përkatësisht 105 gramë akullore për person, ndërsa grupi i kontrolluar ka ngrënë 116 gramë.

Për ta kuptuar atë mekanizëm të ngopjes në terr, shkencëtarët kanë studiuar pjesëmarrësit për mbresat dhe kanë konkluduar:

– Pa shikuar ushqimin vullnetarët janë përqendruar në atë që në momentin derisa hanin ndienin, andaj kanë ndërprerë racionin sapo janë ndier të ngopur – thotë dr. Britta Renner, autore e studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori