LAJMI I FUNDIT:

Nëse dëshironi që bebja vërtet t’ju shohë, veproni kështu!

Nëse dëshironi që bebja vërtet t’ju shohë, veproni kështu!

Me siguri ndonjëherë keni pyetur si e shohin bebet botën përreth vetes, posaçërisht prindërit e vet. Shkencëtarët tani kanë gjetur përgjigjen

Hulumtuesit e Universitetit në Oslo dhe të Universitetit në Upsal kanë bërë një hulumtim i cili ka përfshirë bebet e lindura para dy apo tri ditësh.


Ata kanë mësuar që distanca maksimale nga bebja për t’ju njohur është 30 cm.

Nëse distanca shtohet në 60 e më shumë centimetra, pamja u bëhet aq e turbullt sa që më nuk mund të dallojnë emocionet në fytyrën tuaj.

Për hulumtim janë përdorur xhirimet e fytyrave të cilave shprehjet vazhdimisht u ndryshojnë nga fytyrat e lumtura deri te ato të hidhura dhe të painteresuara deri te befasueset, transmeton Telegrafi.

Në fillim hulumtuesit ua kanë treguar të rriturve për t’u bindur që emocionet janë lehtë të dallueshme.

Pastaj ua kanë treguar bebeve dhe reagimet e tyre kanë treguar se a mund të shohin fotografinë apo jo. Ato kryesisht kanë reaguar duke u hamendur ndaj fytyrave në distancë më të madhe se 30 cm, mirëpo në distancë më të vogël kanë mundur të dallojnë emocionet dukshëm më saktë.

Gjoja bebet mund të imitojnë grimasat e të rriturve nga ditët e para të jetës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kuptojnë se çfarë kuptimi ka grimasa e caktuar.

Nëse dëshironi që bebja t’ju shohë, mjafton vetëm që t’i afroheni! /Telegrafi/