LAJMI I FUNDIT:

Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Shumica e prindërve frikësohen kur nuk munden ta kuptojnë arsyen se përse bebja e tyre është duke qarë. Beben mund ta keni ushqyer dhe mund t’ia keni rregulluar temperaturën e dhunës, por mund të jetë një arsye e rrezikshme se përse bebja juaj mund të jetë duke qarë pa ndalë.

Dhe më e keqja është se shumica e prindërve nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë fenomen, transmeton Telegrafi.

Besojeni ose jo, por shpeshherë ndodh që një qime e çorapeve të lidhet rreth gishtave të bebes dhe të shkaktojë çrregullime. Kjo qime mund të shkaktojë dhimbje dhe e bllokon qarkullimin e gjakut, të cilat edhe mund të rezultojnë në amputimin e gishtit të bebes nëse nuk vërehet kjo me kohë.

Pas një kohe gishti më të ënjtet shumë dhe do ta keni edhe më vështirë ta vëreni qimen.

Ky fenomen është shumë i rrallë, por shumë prindër nga anë e mbanë bota e përjetojnë këtë herë pas here. /Telegrafi/