LAJMI I FUNDIT:

Nëpunësit gjyqësor nuk duhet të dorëzojnë dëshmi për njohjen e ndonjë gjuhe të huaj dhe programeve kompjuterike

Nëpunësit gjyqësor nuk duhet të dorëzojnë dëshmi për njohjen e ndonjë gjuhe të huaj dhe programeve kompjuterike

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e hoqi nenin 144 të Ligjit për shërbim gjyqësor, i cili ka të bëjë me dorëzimin e dëshmive për njohjen e gjuhëve të huaja dhe punën me programe kompjuterike për punë në zyrë nga ana e nëpunësit gjyqësor

Nëpunësi gjyqësor i cili ka bazuar marrëdhënie pune në gjykatë përfundimisht me ditën e fillimit me zbatimin e këtij ligji, duhet të dorëzojë dëshmi për njohje të gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës me programe kompjuterike për punë në zyrë, të përshtatshme me vendin e tij të punës, përcaktohet në paragrafin 1 të nenit 144.

Në nenin e njëjtë të Ligjit për shërbim gjyqësor, në paragrafin 2, gjithashtu, përcaktohet se nëpunësi gjyqësor i cili nuk do të dorëzojë dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës me programe kompjuterike për punë në zyrë do të sistemohet në vendin e punës për një kategori më poshtë nga vendi i punës në të cilën ka qenë në momentin e hyrjen në fuqi të Ligjit, përveç nëpunësve gjyqësor të cilët në ditën e fillimit me zbatimin e këtij ligji janë sistemuar në vendin e punës në nivelet inkuadruese.

Gjykata sot i hodhi poshtë nismat e shtruara të anëtarëve të ligjeve për arsimin e mesëm dhe të lartë, të cilat e rregullojnë kontrollin ekstern të arritjeve të suksesit të nxënësit.

Në nismat kërkohet heqja e vlerësimit ekstern, pastaj ky vlerësim të mos ndikojë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit, si dhe në atë mësimdhënësit rezultatet e të cilëve të testimit do të tregojnë tërheqje në vlerësim të mos pushohen nga puna, njofton AIM.

Gjykata i hodhi poshtë nismat sepse këto dispozita ligjore veçmë janë vlerësuar në të kaluarën.

Nga Gjykata përkujtojnë se pjesa e nenit e cila ka të bëjë me ndikimin e vlerësimit ekstern të suksesit të përgjithshëm më nuk është në ligj, sepse në vitin 2016 me ndryshimet e ligjeve për arsimin e mesëm dhe të lartë është tërhequr nga vetë ligjvënia.

Në raport sërish me dispozitën e cila ka të bëjë me pushimin nga puna të mësimdhënësve dhe profesorëve, Gjykata veçmë e ka vlerësuar në vitin 2013 dhe ka konfirmuar se nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas mendimit të Gjykatës të pabaza ishin pohimet në nismën e ligjeve për arsimin e mesëm dhe të lartë sepse nuk bëhet fjalë për kusht për punësim të mësimdhënësve, por për sanksionim të punës joprofesionale të mësimdhënësit, profesorit e cila është manifestuar përmes vlerësimit joobjektiv. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori