LAJMI I FUNDIT:

Neptun zgjeron rrjetin e saj dhe në qytetin e Klinës!

Neptun zgjeron rrjetin e saj dhe në qytetin e Klinës!

Neptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, zgjeron rrjetin e saj dhe në qytetin e Klinës duke hapur dyqan në rrugën ”Abedin Rexha” afër stacionit policor me 24 Mars.

Neptun festoj hapjen e re me event ofertash dhe super çmime për të gjithë klientët , vetem për dy ditë, me datë 24 dhe 25 Mars!

“Jemi tejet entuziastë për hapjen e dyqanit tonë në Klinë dhe për zgjerimin tonë atje, andaj që hapjen ta bëjmë një event për tu mbajtur mend vendosëm produkte në zbritje që fillojnë nga 10% deri në 50% dhe 100 oferta tjera me mundësi blerje deri në 12 këste me 0% interes me Starcard.

Duke shtuar prezencën tonë në një qytet si Klina, krijojmë mundësinë e blerjes së produkteve me cilësi të lartë nga brendet e njohura botërore që ne përfaqësojmë në tregun kosovar, shërbim të shkëlqyer ndaj klientit , anëtarësim falas një muaj në programin e besnikërisë haPPY nga I cili mund të përfitojnë benefite të ndryshme dhe të gjitha këto në një ambient që frymëzon hare. “- deklaroi Kaltrina Hoxha, Menaxhere Marketingu në Neptun.

Neptun është zinxhiri I shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektro-shtëpiake si: TV / Audio/ Video, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit nga brendet me të njohura në botën e teknologjisë.

Neptun Kosova ka 6 dyqane : Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Pejë, Ferizaj Gjilan dhe Klinë me objektiv për hapje të reja në gjithë Kosovën.

Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, që ka 60 dyqane në rajon.”

 

Artikull i sponzorizuar