LAJMI I FUNDIT:

Nëntori muaji më ‘gjyqësor’ i vitit

Nëntori muaji më ‘gjyqësor’ i vitit

Muajin e ardhshëm, gjegjësisht në nëntor, në Gjykatën Penale të Shkupit janë caktuar të mbahen seancat e proceseve gjyqësore që shkaktojnë interesin më të madh të opinionit, mes të cilave gjykimi “Puç”, ngjarjet në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013-të dhe “Lagjen e Trimave”, etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pothuajse të gjitha gjykimet janë për raste që kanë lidhje direkte apo indirekt me bisedat e përgjuara, protestat dhe krizën politike në vend. Në mesin e të akuzuarve janë krerët e dy partive më të mëdha ndërsa akuzat ndaj tyre i përfaqëson PSP, që duhet të debutoj në gjykatë.


1 nëntor – Duhet të mbahet seanca për rastin “Puç”, ku në mesin e të akuzuarve është ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ky rast është në kompetencën e PSP-së. Si dëshmitar i vetëm në rastin “Puç” është lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski (Ndryshe, sipas marrëveshjes mes PSP dhe gjykatës, përderisa seanca gjyqësore nuk mbahet më 1 nëntor, më 3 nëntor do të jetë e radhës, e nëse edhe në këtë rast anulohet, data e ardhshme do të jetë më 7 nëntor).

3 nëntor – Vazhdon gjykimi i rastit “Lagjja e Trimave”, gjegjësisht për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në vitin e kaluar.

10 nëntor – Gjykimi ndaj gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski. Ai ngarkohet për bashkëpjesëmarrje në krim, spiunim dhe shantazh.

14 nëntor– Gjykimi i aktivistit Pavle Bogoevski, ku akuzohet se gjatë protestave të “Revolucionit Laraman” ka dëmtuar objektin e Ministrisë së kulturës.

21 nëntor– Është caktuar fillimi i gjykimit për rastin e quajtur “Shuplakat në Komunën Qendër”. I akuzuari i parë në këtë rast është kreu i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit, Mile Janakieski, të cilët ngarkohen për nxitjen e dhunës së organizuar para komunës Qendër në vitin 2013.

22 nëntor– Duhet të mbahet seanca për rastin “Mitëmarrje” ku ngarkohet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev për dhënie ryshfeti prej 924 euro nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov- Saçevaliev për privatizim të tokës shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori