LAJMI I FUNDIT:

Nëntë këngëtarë shqiptarë në rolin e moderatorëve: A janë të suksesshëm sa në muzikë? (Foto)

Nëntë këngëtarë shqiptarë në rolin e moderatorëve: A janë të suksesshëm sa në muzikë? (Foto)

Dëgjojmë shpesh që këngëtarët ankohen për lajme të ndryshme, madje edhe për vetë gazetarët, për të cilët shprehen se abuzojnë shumë duke shkruar lajme të pavërteta për ta.

Por disa prej tyre, pavarësisht këtij fakti, kanë zgjedhur që krahas karrierës së tyre në muzikë, të bëjnë si një profesion të dytë gazetarinë apo moderimin.


Nëse do ta shihnim në këtë këndvështrim disa prej tyre sot paguhen për të bërë profesionin që kolegët e tyre i bën ndonjëherë të acarohen.

Pavarësisht se sa ia kanë dalë të jenë prezantues të mirë, kjo eksperiencë ka për të mbetur gjithnjë një moment për t’u kujtuar në karrierën e tyre.


Ermal Mamaqi fillimisht e ka nisur karrierën si këngëtar, më vonë si aktor e tashmë si moderator. “Xing me Ermalin” është një nga emisionet më të ndjekura aktualisht në Shqipëri dhe ka shënuar rekorde shikueshmërie.


Big Mama njihet në trevat shqiptare si moderatore dhe si këngëtare, dy profesione të cilat nuk mund t’i ndajmë dot sa herë që flasim për të. “Një kafe me mamën” ka qenë një program në të cilin Big-u ftonte personalitete të ndryshme të ekranit dhe showbiz-it.


Evi Reçi ka publikuar disa këngë të suksesshme. Prej disa javësh ajo ka filluar punë si gazetare në një nga gazetat më prestigjioze italiane, “La Republicca”. Evi ka gjithashtu eksperiencë edhe si moderatore në radio, pasi edhe studimet në Itali i ka ndjekur për gazetari.


Marsela Çibukaj fillimisht është prezantuar për publikun si konkurrente në “The Voice of Albania 1”, ku u rendit e dyta. Që prej asaj kohe ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës “live”, por jo vetëm kaq. Këtë vit ajo është shfaqur edhe si moderatore në emisionin “Turni i 3-të” në TVSH.


Vesa Luma fillimisht është prezantuar si këngëtare në “Ethet e së premtes”, talent show i cili ka evidentuar disa nga emrat më të mirë në muzikën shqiptare. Që nga ajo kohë, Vesa i është përkushtuar shumë muzikës, por krahas saj e kemi parë edhe si moderatore. “E diela me Vesën” ka qenë një emision argëtues, që transmetohej para disa vitesh në KTV.


Çiljeta Xhilaga u bë e njohur për publikun fillimisht si miss, më vonë si këngëtare e së fundmi si moderatore e “Tu Si que Vales”. Na duhet ta pranojmë se ajo është një nga personazhet më të diskutuara në mediat rozë. Shumë lajme për të këngëtarja shpesh i ka konsideruar si abuzuese, edhe pse sot ajo ka zgjedhur të bëhet pjesë e gazetarisë dhe televizionit.


Jonida Maliqi ka një karrierë të gjatë në muzikë, megjithatë atë e kemi parë edhe në një fushë tjetër. Dy vite më parë, ajo dhe Armina Mevlani prezantuan “Dancing With The Stars” dhe kjo ka qenë eksperienca e parë e këngëtares në moderim.


Mariza Ikonomi ka një karrierë të gjatë në muzikë. Kohët e fundit ajo ka nisur një emision me titull “Me Marizën”, një fushë në të cilën nuk e kishim parë më herët.


Kastro Zizon publiku e njeh jo vetëm si këngëtar, por edhe si moderator. “Rrokum Night” është një emision që transmetohet në Digitalb e që bën bashkë disa nga personazhet më të njohura të showbiz-it. /Blitz.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori