LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për Liqenin e Ohrit dhe atë të Bivës në Japoni

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për Liqenin e Ohrit dhe atë të Bivës në Japoni

Drejtorët e Entit Hidrobiologjik të liqenit të Ohrit dhe të Muzeut të liqenit Biva në Japoni kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në sferën shkencore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja parasheh aktivitete shkencore në drejtim të shkëmbimit të përvojave pozitive dhe praktikave, si edhe realizimin e projekteve të përbashkëta të të dy institucioneve.


Që të dy liqenet janë mjaftë të vjetër dhe endemik, nga të cilët me ujë të pijshëm furnizohen qytetarët që jetojnë pranë bregut të liqeneve./Telegrafi/