LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e qendrës së re klinike ”Nënë Tereza” në Shkup

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e qendrës së re klinike ”Nënë Tereza” në Shkup

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe përfaqësuesit e kompanisë Granit, Beton dhe INSO sistemet italiane, sot e nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e qendrës së re klinike “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV21, vlera e marrëveshjes arrin rreth 71 milionë euro, ndërsa parashikon punët ndërtimore të kryhen në afat prej 45 muajve nga fillimi i ndërtimit.


Todorov me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes theksoi se Qendra ekzistuese klinike “Nënë Tereza” është kompleksi më i madh shëndetësor në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me ndërtimin e qendrës së re klinike do të vendosen standarde të reja për cilësi të shërbimeve shëndetësore në Maqedoni.

Ndërtesa e re e qendrës klinike do të jetë me neto sipërfaqe prej 46.987 metra katror, 6.416 metra katror terrasa të kalueshme dhe kopshte në çati dhe 531 metra katrorë helipad. Objekti do të përbëhet nga një nivel nëntokësor, përdhesë, nëntë kate dhe helipad bashkëkohor për transport të pacientëve në nivelin e 10-të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori