LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet Deklarata e përbashkët për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Norvegjisë (Video)

Nënshkruhet Deklarata e përbashkët për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Norvegjisë (Video)

Sot ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka rumbullaksuar turneun e tij në shtetet skandinave. Ai ka qëndruar sot për vizitë pune në Norvegji, ku është takuar me kolegun e tij, Borge Brende, kumton MPJ e Maqedonisë për Telegrafi Maqedoni.

Në një takim të ngrohtë dhe përfitues ishte theksuar vazhdimi i bashkëpunimit dhe partneritetit në mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë.

Dimitrov ka përshëndetur faktin që Norvegjia e mbështet Maqedoninë për një shpresë të re dhe fillim të ri dhe se kjo vizitë rajonale përmbyllet me nënshkrimin e Deklaratës për mbështetje konkrete të çështjeve reformative të Maqedonisë.

MPJ e Norvegjisë sot njoftoi Thirrjen publike për ndihmë të reformave, drejt përforcimit të Maqedonisë në eurointegrime.

Vizita në Osllo është e një rëndësie të madhe për rajonin, ku përveç Norvegjisë, u vizituan Danimarka, Suedia dhe Finlanda, kumtojnë nga MPJ e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori