LAJMI I FUNDIT:

Nëna ther për vdekje tetë fëmijët e saj, dëshironte t’i mbronte nga apokalipsi – gjykata e liron nga akuzat (Foto)

Nëna ther për vdekje tetë fëmijët e saj, dëshironte t’i mbronte nga apokalipsi – gjykata e liron nga akuzat (Foto)

Një grua nga Australia e cila ka vrarë me thikë tetë fëmijët e saj, kurrë nuk do të gjykohet për veprimin makabër pasi vuante nga skizofrenia, është bërë e ditur sot në seancën dëgjimore.

Raina Thaiday e njohur si Mersana Varia, ka mbytur fëmijët e saj nga mosha 2 deri në 14-vjeç, kurse më 19 dhjetor të vitit 2014 kishte therur vetën 35 herë pasi filluan t’i shfaqen imazhe të pashpjegueshme. Ajo besonte se në këtë mënyrë do t’i shpëtonte fëmijët nga apokalipsi, transmeton Telegrafi.


Gjykata për shëndet mental në Queensland ka vlerësuar se Thaiday e cila asokohe ishte 37-vjeçe, kishte probleme shëndetësore kur vrau fëmijët e vetë.

Gjykata ka vendosur që për një kohë të pacaktuar Thaiday të qëndrojë në spitalin psikiatrik në Brisbane, ku nuk do t’i lejohet largimi nga spitali pa përcjellje.

Në seancën dëgjimore është zbuluar se Thaiday kishte konsumuar deri në 20 cigare me marihuanë në ditë në kohën sa vuante nga skizofrenia në fund të vitit 2014.

Gjykatësi ka njoftuar se ekzistojnë dëshmi bindëse që Thaiday kishte pësuar sulm psikik, dhe nuk ka mundur ta kontrollojë veten. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori