LAJMI I FUNDIT:

Nëna nxitë shqetësime me fotografinë e fëmijës duke tymosur (Foto)

Nëna nxitë shqetësime me fotografinë e fëmijës duke tymosur (Foto)

Fotografia e fëmijës që tymoste duhan, ka nxitur shumë shqetësime në rrjetin social dhe shikuesit kanë kërkuar që t’i hiqet kujdestaria kësaj nëne.

Megjithëse ka shkruar se ishte vetëm një lojë, askush nga miqtë e saj nuk ka menduar njëjtë si ajo, transmeton Telegrafi.


Kritika për nënën që i dha duhan fëmijës

“Për të gjithë që mund të ofendohen nga ky rast, ajo e provoi njëherë dhe ishte vetëm një tymosje. Kjo fotografi është bërë për mahi”, ka shkruar ajo poshtë imazhit të postuar në Instagram.

Por, komentet kanë qenë shumë kritikuese, duke kërkuar që ajo të identifikohet dhe dënohet për këtë veprim.

“Është e tmerrshme, asaj nuk i duhet të lejohet të ketë afër ndonjë fëmijë, e aq më pak të kujdeset për të”, është komentuar ky postim. /Telegrafi/