LAJMI I FUNDIT:

“Nëna”, një ndjenjë e mbushur me flori në shpirtin dhe muzikën e Violetë Kukaj Retkocerit

“Nëna”, një ndjenjë e mbushur me flori në shpirtin dhe muzikën e Violetë Kukaj Retkocerit

I ka thënë “Jo” shumë intervistave, por kjo ka ndodhur për shkak të stagnimit me projekte muzikore, gjersa në muzikë ka qenë gjithnjë aktive. Këngëtarja e njohur Violeta Kukaj Retkoceri ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Nanë”, një këngë shumë e ndjeshme e cila ka të bëjë me jetën personale të saj.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafi, këngëtarja ka rrëfyer të gjitha detajet e realizimit të kësaj kënge, duke cekur se këtë këngë ia ka dedikuar nënës dhe motrës së saj, të cilat tashmë mungojnë në prezencën pranë këngëtares. Ajo gjithashtu ka treguar për aktivitet e vazhdueshme me të cilat merret në muzikë, si dhe ka shpalosur për lexuesit një ditë të zakonshme nga jeta e saj….


Violeta, keni publikuar së fundmi baladën tuaj më të re “Nanë”. Na flisni pak më shunë rreth këtij projekti?

Këngën e ka punuar Ilir Berani me muzikë dhe tekst, orkestrimi është realizuar nga Ibrahim Islami në Strugë, videoklipi është realizuar nga XL Films, gjersa është sponsorizuar nga “Emra Com”. Për dukjen time në klip, grimin dhe flokët janë kujdesur Dona dhe Keka, fustani “Athele Class”, gjersa unë dua të falenderoj edhe në veçantë Gëzim Arifin nga Gjakova, bashkë me studio “Lirikën”, që kanë punuar me përkushtim shumë të madh në këtë videoklip, i falenderoj pa masë.

Violetë Kukaj Retkoceri

A është dedikim kjo këngë e re?

Siç kam treguar edhe më herët mua nëna këtë vit më ka ndërruar jetë, ndërsa gjashtë muaj më pas edhe motra, motra ime e vetme që kam pasur. Kënga është realizuar pas vdekjes së nënës, teksa ky projekt i ndërprerë në gjysmë për shkak të vdekjes së motrës, dhe më pas realizova videoklipin kaq vonë derisa e finalizova si projekt. Këtë këngë ua dedikoj atyre dyjave së pari, si dhe të gjithë personave që kanë humbur dike të dashur, në veçanti fëmijëve që e ndjejnë mungesën e nënës.

Kënga trajton temën e qenies më të dashur në të gjithë planetin. Ju jeni nënë edhe vet. Sa e keni ndjerë këtë këngë gjatë interpretimit?

Realisht në studio kur kam bërë inçizimin vokal e kam pasur shumë të vështirë, kam hyrë e kam dale aq shpesh në studio sa s’kam mundur as t’i numëroj, më pas kam menduar se në xhirimet e klipit do ta kisha më të lehtë, por sërish ishte e vështirë, ndoshta ka pasur edhe momente kur bashkë me produksionin kemi kërkuar në montazhën e klipit pjesë të cilat unë duhej të shfaqesha pa lot, dhe nuk ishte aspak e lehtë. E kam përjetuar shumë rëndë.

Ky projekt shënon një “rikthim” tuajin në muzikë sa i përket publikimit të projekteve tuaja muzikore. Përse kaq gjatë pa një këngë të re?

Unë nuk do e quaja rikthim në muzikë, pasi unë vazhdimisht kam qenë aktive me koncerte, ahengje familjare, dasma dhe paraqitje të ndryshme skenike, mirëpo me këngë dhe klipe nuk kam qenë edhe aq aktive, këtë vit kjo ka ndodhur për shkak të rastit të lartpërmendur, gjersa mungesa ime në muzikë nuk ka qenë asnjëherë.

violeta5

Jeni pjesë e Ansamblit dhe valleve “Shota”. Cilat janë aktivitet që zhvilloni atje?

Po, unë jam pjesë e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”, përveçse duhet të shkoj çdo ditë në punë si të gjithë të tjerët, ne duhet të ushtrohemi vazhdimisht, që të jemi sa më të freskët në paraqitjet tona të ndryshme para publikut, si në festivale, koncerte të ndryshme etj.
A jeni e angazhuar me koncerte apo mbrëmje të ndryshme muzikore?

Po, kam qenë vazhdimisht aktive në këtë drejtim dhe vazhdoj të jem e ftuar për të qenë e pranishme nëpër koncerte apo mbrëmje muzikore të ndryshme, ahengje familjare, dasma etj.

Mund të na thoni si është një ditë e zakonshme e Violetës. Cilat janë angazhimet që merreni gjatë ditës?

Si për çdo njeri normalisht jo të gjitha ditët e mija janë njësoj. Zakonisht një ditë e dëshirueshme imja është një ditur kur unë zgjohem dhe jam e lire d.m.th nuk kam ndonjë aktivitet, atë ditë preferoj të jem sa më pranë fëmijëve, të përgadis ushqime të llojllojshme për ta, pastaj të rregulloj punë shtëpi siç parapëlqen çdo femër. Mund të them që në ditë të till jam shumë e gëzuar dhe në fakt, këto ditë janë më të pëlqyerat nga ne këngëtarët(qesh).

violeta4

A do të ket projekte tjera të reja nga ju?

Unë kam shumë projekte të cilat dhashtë Zoti do t’i realizoj, por për momentin dua t’ja lërë pak surprizë publikut planet e mija në muzikë.

Çfarë mendimi keni për albumet. A ja vlejnë sot në treg dhe a mendoni të realizoni një të tillë?

Unë personalisht i pëlqej shumë kohët e kaluara kur bënim albume, edhe pse angazhimi ka qenë jashtëzakonisht i madh që të realizohen tetë deri në 10 këngë të mira, ti realizosh të gjitha ashtu siç duhet ka qenë vërtetë lodhje, mirëpo ka qenë shumë e bukur kur ke pare më pas një projekt të realizuar në tërësi, ndryshe nga sot që realizon vetëm një këngë dhe e lanson në YouTube. Por aktualisht unë nuk jam në realizimin e ndonjë albumi, dhe nuk e di nëse do realizoj në të ardhmen.

Violeta, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Çfarë mesazhi do ju lije lexuesvse për fund?

Mungesa ime për një kohë të gjatë në intervista ka bërë që të ruaj mesazhe plot, mirëpo unë i falenderoj të gjithë ata që e duan muzikën time, zërin tim, sepse janë ata që më kanë mbajtur gjallë dhe më kanë shtyrë të punoj më tepër. Falenderoj edhe Zotin që më ka dhënë një dhunti të tillë. Sa I përket mesazhit, meqë jemi në prag të këngës sime më të fundit unë vetëm mund t’ju them duajeni më të shtrenjtën në botë, vlerësojeni, çmojeni! /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori