LAJMI I FUNDIT:

“Nëna ime” dueti më i veçantë i skenës, Gresa Behluli: Unë dhe mami gjithnjë të pandashme (Foto/Video)

“Nëna ime” dueti më i veçantë i skenës, Gresa Behluli: Unë dhe mami gjithnjë të pandashme (Foto/Video)

Ato janë bashkë në jetë por edhe në skenë, janë nënë e bijë dhe njëkohësisht këngëtare shumë të dashura për publikun shqiptar.

Shkrute Fejza dhe Gresa Behluli tash e disa vite nuk ndahen nga njëra-tjetra në muzikë, ato këndojnë bashkë nëpër shumë koncerte, ahengje e mbrëmje të ndryshme familjare, gjersa me vite na kanë sjellë duete të veçanta, këngë nga më të bukurat që kanë prekur zemrat e të gjithëve.


Një projekt të tillë ato e sollën vetëm pak ditë më parë, një këngë të rem e klip të titulluar “Nëna ime”, në të cilin më shumë se asnjëherë u pasqyrua dashuria e madhe nënë-bijë.

Kishin kaluar disa vite nga kënga e tyre e fundit së bashku, ndërsa 2017-ta i “bashkoi” sërish. Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Gresa Behluli rrëfen më shumë rreth këtij bashkëpunimi të veçantë pranveror.

“Ideja ka qenë e përbashkët, sepse dy këngët e mëhershme i kemi sjell së bashku me video dhe kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe kemi pasur vazhdimisht kërkesa nga publiku si në paraqitjet tona live, ashtu edhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht na kërkonin një bashkëpunim, dhe menduam se ishte koha e duhur”, tha Gresa për Telegrafin.

Ndërsa, e pyetur për suksesin e këngës, këngëtarja Behluli u shpreh se janë të kënaqura me suksesin dhe pritjes që i është bërë këngës.

“Jemi shumë të kënaqur, kënga është pritur mirë nga publiku. Është kënga e tretë që e sjellim me mamin të realizuar edhe me videoklip. Është një baladë me temë të ndjeshme, jemi munduar që të sjellim një këngë të mirëfilltë shqipe, e cila shpreh dashurinë e vajzës ndaj nënës dhe anasjelltas. Kemi punuar një kohë të gjatë në këtë projekt, dhe mendoj se ja ka vlejtur e gjithë puna jonë sepse komentet janë shumë pozitive”, shtoi më tej këngëtarja.

Ndërkohë, angazhimi i madh i tyre nëpër koncerte, ahengje e mbrëmje të ndryshme familjare nuk mungon, ndaj dhe Gresa shprehet e kënaqur në këtë aspekt.

“Këndojmë bashkë tani gjithmonë në paraqitjet tona nëpër koncerte të ndryshme, sepse mendoj që jemi një kombinim shumë i mirë, dhe deri më tani na ka ecur vërtet mbarë”, deklaroi Gresa për Telegrafin.

Pas këtij projekti, sigurisht që këngë të tjera pritet të vijnë, ndaj Gresa nuk hezitoi që për Telegrafin të tregojë disa nga planet e saj për të ardhmen.

“Planet janë të shumta, edhe pak do të shijojmë suksesin e këngës “Nëna ime”, pastaj planet për të ardhmen kemi, por kryesisht do të sjellim disa këngë solo. Unë kam në plan ti sjell dy këngë të reja të realizuara me videoklipe, dhe mami po ashtu punon për këngën e saj të re” tha në fund Gresa Behluli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori