LAJMI I FUNDIT:

Nëna e terroristit të sulmit të Barcelonës: Djali të burgoset ose të vdesë

Nëna e terroristit të sulmit të Barcelonës: Djali të burgoset ose të vdesë

Nëna e terroristit Younes Abouyaaqoub – personi që dyshohet të ketë qenë në timonin e furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë – i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet. Pohimin për agjencinë e lajmeve “Reuters” e bëri një kushërirë e 22-vjeçarit.

“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa.


Qyteti i Ripollit, i ngritur në kodrinat e Pirenejve pranë kufirit francez, është kthyer në epiqendrën e hetimit, si zona ku jetonin katër të dyshuarit me origjinë marokene.

Dokumentet që “Reuters” ka mundur të shohë tregojnë se, veç Abouyaaqoub, lista e policisë e të përfshirëve në sulme përmban edhe emrin e 17-vjeçarit, Moussa Oukabir, atë të 18-vjeçarit Said Aallaa dhe Mohamed Hychami, 24 vjeç.

Të premten, një apartament i këtij qyteti u bastis nga forcat e rendit, të lëshuara në gjuetinë e bashkëpunëtorëve të mundshëm, e ku është zhvilluar i nënti kontroll i befasishëm.

Shefi i policisë së Katalunjës nuk e përjashton mundësinë, që Abouyaaqoub të ketë kaluar tashmë në territorin francez.

Ekspertët mendojnë ndërkohë se atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalunjës, përpjekjet e së cilës për pavarësi rrezikojnë të marrin një goditje të fortë.

Ato tregojnë se rajoni autonom ka një problem sigurie, ndërsa shtypi vendas pretendon se zyrtarët atje nuk i respektojnë prej muajsh më udhëzimet e Madridit. /Top Channel/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori