LAJMI I FUNDIT:

Nëna e nuses: Vajza ime rrihej barbarisht nga vjehrra

Nëna e nuses: Vajza ime rrihej barbarisht nga vjehrra

‘Xhemilja torturohej nga vjehrra, si dhe rrihej barbarisht nga bashkëshorti i saj, Mond Skuka, i cili pjesën më të madhe rrinte në Greqi. Vajza ime qëndroi në shtëpinë e familjes Skuka vetëm për shkak të fëmijëve të saj të mitur”. Kështu u shpreh dje, nëna e 30-vjeçares Skuka, e cila mbrëmjen e së martës që shkoi, bashkë me kunatën e saj, i hodhën vaj të nxehtë në vesh 67-vjeçares, Naime Skuka, dhe më pas e groposën në ahurin e bagëtive.

Të afërmit e Xhemiles pohuan se ajo dhunohej sistematikisht nga vjehrra dhe burri.

“Nuk mbaj mend njëherë që ime bijë Xhemilja të vinte e qeshur në shtëpinë tonë. Atë e rrihte burri, sa herë që ai kthehej nga Greqia. Ndërkohë që e vjehrra e shante me fjalë të rënda dhe hidhte një mal akuza ndaj saj. Qëndrimi në banesën e familjes Skuka ishte një ferr për vajzën time. Ajo një ditë do të detyrohej që ta braktiste të shoqin që e torturonte, qëndroi në shtëpinë e tij vetëm për hatër të fëmijëve që i ka të mitur”, ka thënë nëna e 30-vjeçares, raporton BalkanWeb.


Xhemile Skuka dhe kunata e saj, Hike Skuka, 23 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën vranë dhe groposën vjehrrën e tyre.

Sot, pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e Dibrës të vendosë masën e sigurisë ndaj tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori