LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Bieber shqetësohet për djalin

Nëna e Bieber shqetësohet për djalin

Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette, ka pranuar se shqetësohet vazhdimisht për djalin e saj dhe e ka të vështirë që e lejon të bëjë gabime, megjithatë përpiqet që ta mbështesë.

Pattie akoma nuk mund ta pranojë faktin se 19-vjeçari ka të drejtë ligjore që t’i marrë vet vendimet për jetën e tij.

“Kur fëmijët arrijnë një moshë të caktuar, stili prindëror ndryshon dhe është vështirë të heqësh dorë”.


“Jeta e tij ishte jeta ime dhe tash duhet të heq dorë paksa dhe ta lë të jetë i pavarur. Është vështirë të mos jesh në gjendje të kontrollosh gjithçka që bën fëmija jot i rritur”, ka deklaruar nëna e këngëtarit për revistën People. /Telegrafi/