LAJMI I FUNDIT:

Në zonën Skrapar-Berat, sekuestrohen 1.8 tonë marihuanë

Në zonën Skrapar-Berat, sekuestrohen 1.8 tonë marihuanë

Një person i arrestuar në flagrancë si person i dyshuar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim janë rezultati i operacionit masiv antidrogë të koduar “Bogova” dhe të zhvilluar në zonën Skrapar-Berat, ku u sekuestruan afro 1.9 tonë lëndë narkotike marihuannë dhe 3 armë zjarri.

Në pranga ka rënë Islam Zylyftari, 56 vjeç nga Skrapari, ndërsa në kërkim janë shpallur 50-vjeçari F.B. nga Përmeti, 80-vjeçari M.Z. dhe 62-vjeçari V.Z. nga Durrësi. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 40 fishekë.


Operacioni masiv antidrogë i Policisë së Shtetit erdhi pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, se në disa banesa të fshatit Përparim kishte lëndë narkotike. Si rezultat, u bastisën banesa e shtetasit Islam Zylyftari, ku u gjet një kamion i ngarkuar me bimë narkotike, me peshë rreth 820kg; banesa e shtetasit V.Z. të shpallur në kërkim, ku u gjetën 50 thasë me marijuanë, me peshë rreth 485 kg; si dhe banesa e shtetasit M.Z. të shpallur gjithashtu në kërkim, ku u gjet një sasi prej 5 kg.

Por operacioni nuk është ndalur me kaq, pasi edhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi”, janë gjetur 133 qese transparente me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 576 kg, duke e çuar kështu peshën totale të drogës së sekuestruar në 1.888 kg.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori