LAJMI I FUNDIT:

‘Në vend të ultimatumeve, Serbia t’i zbatoj marrëveshjet’

‘Në vend të ultimatumeve, Serbia t’i zbatoj marrëveshjet’

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se kushtet për Serbinë sa i përket dialogut me Kosovën janë në kapitullin 35 me të cilën Serbia kushtëzohet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e pazbatuara.

Në mesin e kushteve të BE-së janë edhe zbatimi i marrëveshjes për kodin telefonik, pavarësimin e Kostt, shuarja e strukturave të mbetura paralele e të tjera, shkruan lajmi.net

“Këto nuk janë ultimatume, por detyrime zbatuese sepse Serbia i ka nënshkruar marrëveshjet prandaj dhe duhet t’i zbatoj”, ka deklaruar Tahiri për lajmi.net

Ajo ka shtuar se moszbatimi i kushteve nga kapitulli 35 do ta bllokojnë Serbinë në rrugën e BE-së.

“Në vend të fobisë nga ultimatumet, Serbia duhet të zbatojë marrëveshjet, duke mos bërë politika të ikjes nga obligimet zbatuese për të cilat ka vënë nënshkrim”, është shprehur Tahiri.

Ndërkaq, sot Qeveria e Serbisë do të mbaj takim ku do të diskutohet për kushtet që sipas tyre, i ka vënë Kosova për vazhdimin e dialogut. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori