LAJMI I FUNDIT:

Në vend se të shkrepnin predhën nga tanku, ajo shpërthen brenda mjetit të blinduar dhe vret militantët sirianë (Video, +18)

Në vend se të shkrepnin predhën nga tanku, ajo shpërthen brenda mjetit të blinduar dhe vret militantët sirianë (Video, +18)

Në internet është shfaqur një video në të cilën shihet një tank prodhim i Bashkimit Sovjetik T-55, nga i cili gjuanin militantët sirianë.

Dhe duket se ky tank kishte probleme teknike, pasi që në vend se të shkrep predhën, shpërthen, transmeton Telegrafi.


Autori i videos nuk kishte pritur që ngjarja të përfundonte kështu, dhe nga frika se mund ta pësoi edhe ai, fillon të ik nga tanku që është përfshirë nga flaka pas shpërthimit.

Ende nuk dihet saktë se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje, e cila të paktën pesë personave që ishin brenda ua morri jetën. /Telegrafi/