LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi tashmë femrat ushtarake mund të mbajnë shami

Në Turqi tashmë femrat ushtarake mund të mbajnë shami

Autoritetet turke hoqën sot ndalimin e mbajtjes së shamisë për gratë që shërbejnë si oficere ose nënoficere në ushtri, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve ”Anadolu Agency”.

Kjo masë, simbolikisht e rëndësishme për shkak të statusit për mbrojtjen e laicitetit të ushtrisë turke që prej themelimit të Republikës nga Mustafa Kemal, përfshin gjithashtu studentët në shkollat ushtarake.

“Gratë mund, nëse dëshirojnë, të mbajnë shami në të njëjtën ngjyrë si uniforma, pa motiv dhe në mënyrë që të mos mbulojnë fytyrën”, sipas ”Anadoly Agency”, që citon Ministrinë turke të Mbrojtjes.