LAJMI I FUNDIT:

Në tryezën e bisedimeve në Bruksel, bashkë me Mustafën e Vuçiqin edhe Thaçi e Nikoliqi

Në tryezën e bisedimeve në Bruksel, bashkë me Mustafën e Vuçiqin edhe Thaçi e Nikoliqi

Krzeministri Isa Mustafa bashkë me presidentin Hashim Thaçi do të udhëtojnë të martën për ne Bruksel ku do të takohen me krzeministrin dhe persidentin serb, Aleksandar Vuçiqin e Tomisllav Nikoliqin.

Takimi është ftuar nga e përfaqësueses së Lartë të BE-së Frederika Mogherini, derisa po ndodh pas tensioneve të fundit mes dy vendeve.

Burime të Express kanë treguar se Presidenti Thaçi do ta shoqërojë Kryemnistrin Mustafa në takimin e radhës në Bruksl.

Mirëpo, Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj ka thënë se nuk është i njoftuar nëse i ka mbërritur ftesa për takimin e Shefit të Shtetit.

“…Nuk mund të them njëherë asgjë lidhur me këtë çështje. Duhet ta kontrollojmë nesër nëse ka ardhur një ftesë e tillë”, ka thënë Arifaj për Gazetën Express.

Ndërkohë që kryeministri serb, Aleksandar Vucic, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë dhe se bashkë me të në Bruksel do të udhëtojë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

“Ne presim që shqiptarët do të sjellin përfaqësuesit e tyre më të lartë, dhe unë shpresoj se do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale që të mos ndodhë përsëri sjellja e mjeteve luftarake dhe armëve në hapësirat e fshatrave serbe që të tregohet forca”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “për Serbinë është e rëndësishme që të shmangen konfliktet dhe provokimet”.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të tensionuara pas veprimeve të fundit të Beogradit në raport me Prishtinën.

Së fundmi, Serbia dështoi të fuste një tren të sajin në Mitrovicën e Veriut derisa më herët serbët kishin ndërtuar një mur afër Lumit Ibër. Po ashtu, shkak i fletarresteve të Serbisë është duke vazhduar ndalimi i ish-Kryeministrit Ramush Haradianj në Francë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori