LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet zvicerane përdoren si ilaç: Çfarë mund të bëjë një kompresë nga fleta e lakrës!

Në spitalet zvicerane përdoren si ilaç: Çfarë mund të bëjë një kompresë nga fleta e lakrës!

Forcon kapilaret, kontrollon diabetin dhe eliminon dhembjen e shkaktuar nga artriti. Në të njëjtën mënyrë ndihmon edhe te venat e zgjeruara, plagët, të thatit, migrena...

Të gjithë e dimë që ushqimi të cilin e konsumojmë çdo ditë përmban nivel të lartë të materieve të ndryshme ushqyese dhe i ndihmon shëndetit tonë. Prandaj edhe e hamë.


Disa nga artikujt e shëndetshëm kanë cilësi shëruese kur konsumohen. Disa, megjithatë, kanë cilësi shëruese edhe kur i qesim direkt në lëkurë, transmeton Telegrafi.

A e keni ditur që njëri ndër artikujt i cili qitet në lëkurë është lakra?

Besoni apo jo, kompresat nga fleta e lakrës janë të zakonshme në mjekësinë shtëpiake, por edhe kanë efekt jashtëzakonisht të dobishëm.

Nëse keni ndonjë nga këto probleme, vetëm vendosni disa fletë të lakrës në vendin problematik dhe hiqni mundimet.

Dhimbjet e kokës
Vendosni në të dy tëmblat nga një fletë dhe mbështilleni kokën me peshqir. Ndihmon, madje, edhe te migrena!

Kur keni ënjtje
Lakra përdoret për zvogëlimin e të enjturave në duar dhe këmbë. Nëse lëndoheni, e enjtura dhe mavijosjet mund t’i largoni me ndihmën e ilaçit të vjetër. Mjafton që dy fletë lakre t’i mbështjellni në vendin e lënduar.

Gjëndrat tiroide
Nëse dëshironi ta përmirësoni punën e gjëndrave tiroide, para gjumit vendosni një gjethe lakër në qafë dhe mbështillni me shall. E hiqni në mëngjes.

Inflamacionet e mushkërive
Nëse keni ethe të forta që nuk mund t’i hiqni me ilaçe, gjoksin e mbuloni me fletë të lakrës, më pas do të thahet lakra, e ju e zëvendësojeni me një të re.

Për vena të zgjeruara
Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

Dhembje gjatë dhënies gji bebes
Veproni njësoj edhe kur ju dhemb kraharori. Lakra do të zbusë dhembjen.

Lëndime dhe djegie
Në vendin e lënduar vihet fleta e freskët e lakrës, fiksohet me kompresë dhe lihet ashtu gjatë natës. Deri në mëngjes lëndimi dhe dhembja zvogëlohen.

Për dhembjet reumatike
Lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

Për ishijas
Fleta e lakrës zihet dhe derisa është e nxehtë, vihet në vend me dhembje. Mënyra e dytë: fleta rrafshohet duke u nxehur me anë të ujtisë dhe vihet në vend me dhembje.

Pasojat nga injeksioni
Pas marrjes së penicilinës, në kërdhokull shpesh mund të shfaqen dhembje dhe gunga të forta. Fletët e lakrës do të zbusin dhembjen goxha shumë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori