Edhe pse është mjaft e mirë për kujdesin e lëkurës, soda eliminon thartirat natyrale të lëkurës dhe krijon kushte të përshtatshme për përhapje të akneve.
Me siguri keni njohuri për dobi të shumta fenomenale të sodës së bukës, të cilat e tejkalojnë përdorimin e saj në kuzhinë.
Ky artikull, mes tjerash, ju ndihmon në mbajtjen e higjienës në amvisëri dhe në kujdesin për bukurinë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në disa situata megjithatë duhet të shmanget.
Ja kur soda e bukës nuk është zgjidhje ideale:
1. A vuani shpesh nga djegësira? Soda e bukës në ato situata është jashtëzakonisht efikase, mirëpo nuk duhet tepruar. Nëse shpesh ju mundojnë këto probleme, patjetër duhet të shkoni te mjeku.
2. Edhe pse soda e bukës është mjet i shkëlqyeshëm për pastrim në amvisëri, mos e përdorni në enë alumini. Mund të shkaktojë ndikime të padëshirueshme dhe në enë mund të shfaqen njolla.
3. Nëse e lini vetëm të hapur qesen e sodës së bukës në frigorifer apo e qitni në enë, nuk do të jetë aq e efektshme për neutralizimin e aromave të pakëndshme. Për efekt më të mirë duhet të derdhet soda nëpër tabaka dhe të mbahet në një raft të frigoriferit.
4. Me siguri e dini që soda e bukës mund të përdoret edhe për shuarjen e vajit të ndezur. Mirëpo, kjo nuk është procedurë e thjeshtë. Madje edhe nëse keni në afërsi sasi të madhe të sodës, nuk ekziston distancë e sigurt nga e cila do të mund të qitni sodën në tigan apo në tenxhere e cila digjet.
5. Soda e bukës ka përdorime shumë të dobishme për kujdesin e trupit. Mirëpo, duke pasur parasysh që është substancë alkale, nuk rekomandohet në shërimin e akneve. Në të vërtetë, soda eliminon thartirat natyrale në lëkurë, me çka krijohen kushte të përshtatshme për përhapjen e akneve.
6. Mbase ndikojnë ngjashëm, mirëpo soda e bukës dhe pluhuri për ëmbëlsira nuk e kanë efektin të njëjtë. Të dy këto produkte krijojnë dyoksid karbon në kushte të caktuara, me çka u japin teksturë të shkëlqyeshme ëmbëlsirave. Mirëpo, soda e bukës reagon bashkë me thartirat të cilat tashmë gjenden në ushqime. Nga ana tjetër, pluhuri për ëmbëlsira ka thartirë. Për këtë shkak nuk është i mirë zëvendësimi reciprok. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj