0Shares

Të paktën 60 fëmijë kanë vdekur në një spital në shtetin verior indian të Uttar Pradeshit. Mediat raportojnë se shkak i vdekjes ishte mungesa e aparatit të oksigjenit, transmeton Telegrafi.

Në mesin e viktimave janë 34 foshnje të porsalindura që vdiqën në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, ndërsa 12 kanë vdekur nga encefaliti. Shkaqet e vdekjeve të të tjerëve nuk dihen.

Mediat shkruajnë se vdekjet ndodhën nga mungesa e oksigjenit, sepse furnizuesi privat tërhoqi pajisjet e tij pasi spitali nuk i ka larë borxhet.

India shpenzon rreth një për qind të PBB-së në shëndetin publik, duke qenë kështu në grupin e vendeve që shpenzojnë më së paku në botë për këtë sektor.

Qeveritë indiane përherë janë kritikuar për mos reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, që është i mbingarkuar e me mungesë kronike të mjekëve dhe infrastrukturës vjetruar. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)