LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup u takuan kompani nga Maqedonia dhe Kosova

Në Shkup u takuan kompani nga Maqedonia dhe Kosova

Rreth pesëdhjetë kompani të vogla, mikrokompani nga Maqedonia dhe Kosova i kanë shqyrtuar sot në Shkup mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në takimet Tet-a-Tet marrin pjesë kompani të sektorëve të ndryshme që këto aktivitete i shohin si mundësi për vendosje të marrëdhënieve afariste.


Nga Qendra për Zhvillim të sipërmarrësisë dhe menaxherëve, CEED Maqedonia, theksojnë se interesimi për aktivitete të këtilla është i madh, posaçërisht kur bëhet fjalë për kompani nga Maqedonia dhe Kosova.

Zv.shefi i misionit të ambasadës zvicerane në Shkup, Stefan Tomogian, thekson se bashkëpunimi i kompanive të rajonit është shumë i rëndësishëm, posaçërisht për ekonomitë më të vogla siç janë tregu i Kosovës dhe i Maqedonisë.

“Krijimi dhe udheheqja e bizneseve është sfidë për të gjith. Sot e vazhdojmë projektin tonë për tu bashkuar në në vend duke shpresuar se do të ju ndihmojm juve me shembuj nga Zvicra se si të shikoni jashtë kufinjëve. Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira tregtare dhe shpresoj se sot do të bëni kontakte të reja.” tha Tomagian.

Nga USAID thanë se do të ketë mundësi për bashkëpunime të reja të afaristëve të rajonit.

“Është kënaqësi për ne që të mbështesim projekte të tilla. Do të ketë mundësi të reja për rrjetëzim mes bizneseve në rajon. Presim rezultate të mira nga ky takim” thanë nga USAID.

Takimi i sotëm është pjesë e Projektit të USAID-it për kompani të vogla, mikrokopmani, ndërkaq është bashkëfinancuar nga qeveria zvicerane./Telegrafi/