LAJMI I FUNDIT:

Në Raportin e të “Bërit Biznes 2017” ATK rangohet 34 vende më lartë

Në Raportin e të “Bërit Biznes 2017” ATK rangohet 34 vende më lartë

Banka Botërore në raportin e saj vjetor për ambientin e të bërit biznes ka ranguar Kosovën në pozitën 60 nga 190 vende botërore që vlerëson ky raport. Ndërsa, indikatori “pagesa e tatimeve” ka pozicionuar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në pozitën 43 apo 34 pozita më lartë se sa në vitin e kaluar, ku ishte në pozitën 77.

Ky ndryshim signifikant ka ardhur si rezultat i shumë reformave të ndërmarra në ATK, e veçanërisht finalizimin e sistemit elektronik për deklarimin dhe pagesën e tatimeve online.


ATK, e mirëpret këtë vlerësim nga Banka Botërore duke radhitur ATK-ja në pozitën e 43 nga 190 vende (sisteme tatimore) dhe do të vazhdojë edhe me tutje me reforma, me qëllim të avancimit të ambientit të të bërit biznes, në veçanti që pagesa e tatimeve të jetë me një kosto minimale. /Telegrafi/

raporti-i-progresit-2017