0Shares

Disa ditë pushime me qenin tuaj janë një mundësi e shkëlqyer për t'ia kaluar këndshëm me familjen dhe mikun tuaj leshator.

Mund t’ju pëlqejë kampingu, shëtitjet e gjata buzë detit apo të udhëtoni me makinë larg qytetit sa për ndryshim ambienti. Në ditët e sotme ka shumë akomodime që i pranojnë miqtë tuaj leshatorë, prandaj ai do të jetë në gjendje që të kënaqet po aq sa ju.

Për të gjetur një akomodimin të mirë për pushimet tuaja dhe që i pranon kafshët shtëpiake me vete, pyesni miqtë tuaj që kanë kafshë apo pronarët e tjerë të qenve për ndonjë ide. Kontrolloni edhe në website-t turistike për të gjetur informacione në lidhje me këtë çështje. veterineri mund të jetë gjithashtu në dijeni të vendeve të tilla të përshtatshme për pushime.

Kudo që të vendosni për të shkuar me pushime, sigurohuni të pyesni nëse qeni juaj lejohet të qëndrojë brenda me ju apo jashtë në ndonjë kolibe, pasi disa vende kanë rregulla të ndryshme për kafshët.

Përpara se të niseni, po ju japim disa sugjerime të cilat duhet t’i merrni në konsideratë për pushime të këndshme dhe argëtuese me qentë:

* Jepini qenit tuaja të gjitha trajtimet kundra pleshtave dhe krimbave.
* Sigurohuni që vaksinat të jenë brenda afatit të tyre kohor.
* Zbuloni nëse vendi i pushimeve tuaja është i dizinfektuar nga rriqrat.
* Siguroni kontaktet e ndonjë veterineri pranë destinacionit tuaj, në rast se do të keni nevojë.
* Sigurohuni që në qaforen e qenit tuaj të jetë i pranishëm i gjithë informacioni identifikues.
* Dërgojeni qenin tek veterineri për një kontroll shëndetësor, veçanërisht nëse ai është me mjekime.

I paketuat valixhet dhe gati për t’u nisur?

Ja edhe disa këshilla të tjera nga përpara se t’i hipni makinës:

* Mos e ushqeni qenin tuaj për të paktën disa orë përpara nisjes.
* Sigurohuni që qeni të ketë shkuar në banjë përpara se ta hipni në makinë.
* Për sigurinë e të gjithëve, mbani qenin të lidhur apo në ndonjë kuti transporti.
* Ndaloni çdo dy orë dhe lëreni qenin që të shtrijë këmbët, të pijë pak ujë e të çlodhet.
* Asnjëherë mos e linin qenin vetëm në një makinë të mbyllur, nëse bëni një ndalesë. Temperaturat në makinë mund të rriten aq shpejtë sa të shkaktojnë goditje vape apo dhe vdekjen.
* Gjithmonë mbajeni qenin të lidhur kur e zbrisni nga makina.

Të marrësh qenin me pushime është një kënaqësi, por jini vigjilent ndaj sigurisë së tij ndërkohë që ju shijoni pushimet tuaja. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)