LAJMI I FUNDIT:

Në 60-vjetorin e BE-së, Kosova e ka synim anëtarësimin në mesin e të barabartëve

Në 60-vjetorin e BE-së, Kosova e ka synim anëtarësimin në mesin e të barabartëve

(E plotësuar) Ndonëse, nuk është pjesë e saj, Kosova ka shënuar 60-vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropian. Në  60-vjetorin këtij unioni, u tha se BE-ja përkrah të ardhmen evropiane të Kosovës dhe integrimin e saj.

Madje, nën organizimin e Zyrës së BE-së dhe Ambasadës italiane në Kosovë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u hap edhe ekspozita, e cila prezanton 60 vitet e BE-së.

Me këtë rast, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova e quajti akt historik nënshkrimin e traktatit të Romës, vetëm një dekadë pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët u bashkuan rreth idesë së paqes, demokracisë dhe solidaritetit. Ajo theksoi se pikërisht kjo ide, ka dhënë rezultate përse Bashkimi Evropian erdhi deri këtu.

“Këto ide janë ide që jehojnë akoma fuqishëm, sikurse para 60 viteve. Fakti që shumë shtete të Evropës vendosën t’i bashkohen BE-së, në vitet më vonë, tregon se sa vizionar kishin qenë themeluesit e BE-së dhe sa vende vendosen t’i përqafojnë idetë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Unë jam e lumtur që Kosova ka përqafuar këtë shtegtim dhe kjo do të përkthehet stabilitet, zhvillim ekonomik, lulëzim për popullin e Kosovës. BE është e përkushtuar ndaj të ardhmes evropiane të Kosovës dhe me padurim presim të shohim Kosovën duke e rrëmbyer këtë mundësi”, theksoi Apostolova.

Ndërsa, në anën tjetër ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi theksoi se më 25 mars të vitit 1957 gjashtë shtete evropiane, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda, nënshkruan traktatin e Romës, e cila përcaktoi komunitetin ekonomik evropian dhe komunitetin e energjisë atomike evropiane.

Kryediplomati italian, shtoi se ata e mbështesin edhe Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Është kollaj që të shikohet prapa dhe të shihet vlera e asaj që është sjellë me këtë themelim, dhe është bërë një Bashkim Evropian, që ka kaluar ndasitë dhe dallimet dhe të përfshijë më shumë shtete nga shtetet kandidate, sikurse Kosova, të cilën ne e mbështesim në shtegtimin e saj Evropian. Dhe këto shtete, pra anëtare, janë harmonizuar në aspektin e vlerave evropiane. Ekspozita ka për qëllim të jap disa prej të arriturave të këtyre 60 viteve dhe pikave kryesore, që kanë shënuar evolucionin e Bashkimit Evropian”, theksoi Sardi.

Por, kritika për mos veprim të BE-së më me shpejtësi për t’i futur në Bashkimin Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor, pati ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Ajo theksoi se në 60-vjetorin e themelimit të BE-së, Kosova e ka synim dhe ambicie anëtarësimin në mesin e të barabartëve. Madje, shtoi se me tepër se fjalë, Kosova ka nevojë për vepra.

“Në këtë përvjetor, vërtetë dëshiroj që populli im së shpejti të jetë në gjendje të udhëtojë lirshëm nëpër Evropë dhe të mos jetë më i izoluar, sepse izolimi dhe muret nuk janë përgjigje ndaj kërcënimeve, me të cilat po përballet civilizimi. Koha është tani ose kurrë. BE-ja ka nevojë për Kosovën dhe Ballkanin, sikurse Ballkani që ka nevojë për BE-në, për stabilitet më të mirë politik, prosperitet ekonomik dhe më shumë siguri për rajonin dhe tërë botën. Shprehja e shqetësimit nuk është mesazhi që ne e kërkojmë nga Brukseli, ne kemi nevojë për veprime”, tha Ahmetaj.

Në shënimin e përvjetorit të 60-të të themelimit të BE-së, morën pjesë përfaqësues nga institucionet e Kosovës, diplomatë të akredituar në Kosovë, shoqëri civile e shumë mysafir./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori