LAJMI I FUNDIT:

Në Prilep do të mbahet karnevali për fëmijë “Proçka”

Në Prilep do të mbahet karnevali për fëmijë “Proçka”

Në sheshin “Metodija Andonov Çento” në Prilep sot pasdite do të mbahet karnevali i fëmijëve “Proçka” në kuadër të karnevalit ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fëmijë të maskuar dhe nxënës deri në moshën 14 vjeçare do të parakalojnë në sheh, ndërsa është paralajmëruar edhe shfaqje me kukulla, magjistarë dhe atraksione tjera të ndryshme.


Karnevali i Prilepit po mbahet për të 16-tën herë me radhë, ndërsa këtë vit do të mbahet edhe konferenca e parë shkencore “Ritet dhe festivalet nën maska në Ballkan: tradita, gjendja, tendenca”, në të cilën janë paraqitur nxënës nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia./Telegrafi/