LAJMI I FUNDIT:

Në “PriFilm Fest”, e pranishme edhe skenaristja e filmit “The Danish Girl” (Video)

Në “PriFilm Fest”, e pranishme edhe skenaristja e filmit “The Danish Girl” (Video)

Sot ishte dita e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFilm Fest”.

Përveç shumë filmave të shfaqur në ekranet e mëdha të kinemave dhe teatrit Kombëtar të Kosovës, shikuesit kanë pasur mundësi ta takojnë edhe një skenariste me famë botërore.

Bëhet fjalë për Lucinda Coxon, e cila shkruar skenarin e filmit “Danish Girl”, ku morri një numër të madh të çmimeve ndërkombëtare përfshirë edhe një “Oscar” për performancën më të mirë të aktorit në “Rol Mbështetës”, të cilën e morri Alicia Vikander.

Filmi është i bazuar në ngjarjen e vërtetë, e cila është shkruar nga romancieri David Ebershoff ndërsa flet për ndërrim të gjinisë para luftës së dytë botërore të një piktori.

E gjithë ngjarja zhvillohet në vitin 1926, kur Lili Elbe ishte 44 vjeçar dhe Gerda Wegener ishte 40 vjeçare, transmeton Telegrafi.

Martesa e tyre zgjati 26 vjet, por me kalimin e vjetëve Lili e kuptoi se më mirë ndihej në gjininë e kundërt dhe filloi të vishej si femër. Me kalimin e viteve kjo nuk i mjaftoi dhe shkoi më tutje. Ai morri një vendim të rëndësishëm dhe vendosi të bëhej femër. Lili ishte 47 vjeç kur bëri ndërhyrjen kirurgjike dhe me këtë rast ndërroi gjininë, por një vit më pas ndërroi jetë.

Skenaristja e filmit Coxon ka folur rreth filmit duke zbuluar edhe vështirësitë që ka hasur në gjetjen e historisë së vërtetë.

“Ishte një rrugë shumë e gjatë, ku e gjitha filloi 11 vjet më parë para se të realizohet filmi. Unë kurrë nuk kisha dëgjuar për këtë histori dhe u mahnita me idenë se si nuk kishte humbur rrëfimi marrë parasysh në kohën kur kishte ndodhur, ku disa vite më pas u zhvillua lufta e dytë botërore. U frymëzova shumë për këtë fakt. Fillova të bëj hulumtime në këtë histori, por nuk kishte shumë materiale, por novela ishte shumë e mirë”, tha ndër të tjerash Coxon.

Ndryshe, festivali do të zgjas deri më 20 korrik ndërsa do të shfaqen mbi 80 filma. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori