LAJMI I FUNDIT:

Në politikat zhvillimore të Kosovës fëmijët me talent të veçantë nuk janë prioritet (Video)

Në politikat zhvillimore të Kosovës fëmijët me talent të veçantë nuk janë prioritet (Video)

Në emisionion “Përballje” në RTV Dukagjini sonte (e hënë) është diskutuar për fëmijët/nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme.

Njëri ndër projektet kryesore që pos tjerash edhe identifikon fëmijët më intelegjencë të jashtëzakonshme, është Instituti ATOMI, i cili mundohet që ata nxënës që i identifikojë t’u orfrojë aktivitete edhe shërbime të ndryshme përkrahëse që t’u lehëtësojë rrugën drejtë potencialit të tyre.

Jusuf Thaçi, drejtor në këtë Institut, ka thënë në emisionin “Përballje” se ata kishin vështirësi financiare që nga fillimi dhe se fëmijët me intelegjencë të jashtëzakonshme kanë nevojë për përkrahje institucionale.

“Këta fëmijë, këta nxënës, këta të rinjë, qoftë në rastet me potencial të jashtëzakonshëm intelektual atomistët , qoftë ata me talente të veante në fusha të caktuara, kanë nevojë shumë të mëdha për aktivitetë të ndryshme edhe në aspkektin akademik për avancimin e tyre sepse me bashkëmoshatarët në të shumtën e rasteve kanë nevoja më të avancuara në aspektin akademik por gjithashtu kanë nevoja për adresim të nevojave edhe në aspketin social, në aspektin emocional në mënyrë që me qenë sa ma mirë të integruar”, ka deklaruar Thaçi nga ATOMI.

Në anën tjetër eksperti në fushën e arsimit, Halim Hyseni ka deklaruar se kategoria më e atakuar e fëmijëve tanë janë ata që kanë prirje dhe talent të vecantë.

“Sistemi i tashëm i arsimit frenon në këtë kategori të nxënësve dhe e pengon zhvillimin, sepse e drejta themelore e njeriut është që ai të zhvillohet mbi bazën e potencialit të dhuruar nga zoti dhe trashëgimisë gjenetike. Çdo pengesë që krijon shoqëria në zhvillimin e personave të tillë shkelë të drejtën elementare në zhvillimin e tyre”, ka deklaruar Hyseni.

Sipas tij, identifikimi i fëmijëve të talentuar duhet të fillojë në moshën 3 vjeçare.

Por, në Ministrisë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë thonë se ata kanë prioritet këta fëmijë.

Mimoza Hasani – Pllana, ka deklaruar në emisionin “Përballje” se kategorinë e fëmijëve më talent të veçantë i kanë kanë prioritet dhe se do të bëjnë më shumë në identifikimin e këtyre fëmijëve.

“Masht në planin strategjik afatgjatë 5 vjecar, 2017-2021, parasheh që gjatë vitit 2018 ne në bashkëpunim me miqtë e fëmijve më dhunti të vecanta ku e kemi të përfaqësuar edhe Atomin për bashkëpunim profesional ne do të krijojmë mekanizma për identifikimin dhe mbështetjen e këtyrë fëmijëve”.

Por Halim Hyseni ka deklaruar se dokumentet e ligjet janë të mira mirëpo ato nuk zbatohen në praktikë.

Ndërsa drejtori i shkollës “Model” në Prishtinë ka thënë mes tjerash se identifikimi i këtyre fëmijëve duhet të fillojë nga shkollat në bashkëpunim me prindërit, mësimdhënësit dhe psikologët e shkollave.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com, për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori