LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë u përurua ura e re mbi lumin Llap

Në Podujevë u përurua ura e re mbi lumin Llap

Me një solemnitet të organizuar sot në Podujevë, në praninë e shumë qytetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe komunalë, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me bashkëpunëtorë ka bërë përurimin solemn të urës së re të ndërtuar mbi lumin Llap te Parku i Qytetit.

Realizimin e këtij projekti, kryetari Veliu e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për qytetarët e Podujevës.


“Me përurimin e kësaj ure, qytetarëve të Podujevës po ua dorëzojmë një objekt shumë të rëndësishëm. Kjo urë, përveç që do të mundësojë një qarkullim më të lehtë qytetarëve, i ka dhënë edhe një pamje të bukur kësaj pjese të qytetit”, tha kryetari Veliu, duke falënderuar me këtë rast edhe  kompaninë “Konstruktori”, për kryerjen e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe me një cilësi të lartë.

Veliu tha se ndërtimi i kësaj ure nuk është projekti i fundit që do të realizohet mbi lumin Llap në qytet, sepse së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin edhe të një ure të re dhe rregullimi i pjesës së mbetur të shtratit të lumit.

Në kuadër të projekteve për rregullimin e infrastrukturës, Komuna e Podujevës sivjet ka ndërtuar gjithsej pesë ura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori