LAJMI I FUNDIT:

Në njëvjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA, Vokrri: Na mbetet të punojmë që t’i arrijmë synimet e tona

Në njëvjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA, Vokrri: Na mbetet të punojmë që t’i arrijmë synimet e tona

Një vit më parë ëndrra e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), bëhet realitet. Pas shumë e shumë përpjekjeve, Kosova një vit më parë zyrtarisht theu barrierat ndërkombëtare.

Sot (e shtunë) bëhen një vit qëkur Kosova ishte pranuar në UEFA e FIFA. Një vit me parë në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi i than ‘PO’ Kosovës. Nga 205 delegatë sa ishin pjesëmarrës në atë kongres, 141 delegatë ishin pro Kosovës, e cila përfundimisht pranohet në FIFA. Pas pranimit të FFK-së në FIFA, Kosova nisi eliminatorët e Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.


Në njëvjetorin e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA, FFK ka organizuar një koktej rasti në njërin nga hotelet në Prishtinë. Mysafirët e shumtë, ministra, përfaqësues të klubeve dhe përfaqësues tjerë nga jeta politike e sportive e Kosovës, i përshëndeti presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

“Ju uroj të gjithëve për këtë përvjetor dhe falënderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në futbollin e Kosovës për gjatë këtyre viteve ku sakrifikuan shumë breza. Të arriturat e futbollit të Kosovës pas pranimit janë jashtëzakonisht të mëdha, por na mbetet të punojmë edhe më shumë që të arrijmë synimet e tona”.

“Po punojmë shumë për një të ardhme sa më të mirë të futbollit të Kosovës. Sikur pa ju të gjithë që nuk do të mund ta arrinim këtë sukses, me juve bashkë do të shkojmë përpara”, ka thënë Vokrri në fjalën e tij. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori