LAJMI I FUNDIT:

Në një xhami vidhet çanta me laptop, kamerat kapin çdo detaj (Video)

Në një xhami vidhet çanta me laptop, kamerat kapin çdo detaj (Video)

Në një xhami në Sarajevë të premten ishte vjedhur një çantë në të cilën gjendej një laptop, ngjarje që ishte kapur nga kamerat e sigurimit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vjedhja ka ndodhur gjatë namazit të natës, kur hajdut hyri në xhami, ka qëndruar një kohë të shkurtër dhe gjatë largimit ka marrë një çantë që gjendur afër derës.


I njëjti person, 15 ditë më parë në xhami kishte vjedhur një çantë që mbante një celular, çelësat e makinave dhe portofolin me dokumente.

Sipas dëshmitarëve okularë, bëhet fjalë për një adoleshent, mes moshës 15-16 vjeç. /Telegrafi/