LAJMI I FUNDIT:

Në mënyrë simbolike shënohet “Dita e librit” në Shkup dhe Tetovë

Në mënyrë simbolike shënohet “Dita e librit” në Shkup dhe Tetovë
Foto: Ilustrim

Përmes një kuizi të përgatitur nga nxënësit “Unioni i Nxënësve Shqiptar” shënoi ditën ndërkombëtare të librit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Kuizi përmbante pyetje nga fusha e Letërsisë dhe Logjikës, ndërkaq për çdo pyetje të përgjigjur saktë nga ana e qytetarëve, kishe dhuratë një libër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne vendosëm që jo vetëm të shpërndajmë një libër, sepse nëse dikujt ia jep vetëm një libër mund thjesht të mos e vlerëson në moment dhe pik pyetje a e lexon a jo, dhe në momentin që ne do bëjmë kuiz dhe do të bëjmë pyetjen dhe ai do të vlerësohet dhe do ketë më shumë gjasa ta lexojnë”, tha për Alsat-M, nxënësja Anjeza Gorenca.


Dita ndërkombëtare e librit u shënua edhe në Tetovë. Ahmed Qazimi nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës tha se së bashku me disa shoqata të cilat veprojnë në sferën e arsimit realizuan këtë projekt të librarisë mobile.

23 prilli është shpallur si Dita Botëror e Librit në vitin 1995 me një rezolutë të UNESCO-s pasi u konsiderua se libri ka qenë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori