LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni do të votojë edhe djali i biznesmenit nga India

Në Maqedoni do të votojë edhe djali i biznesmenit nga India

Mund të ju duket e çuditshme por djali i Subrata Roy, Sushanto Roy do të votojë në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sushanto, djali i biznesmenit të pasur që dështoi për të investuar në Maqedoni, pasi u burgos në Indi, është i regjistruar që të votojë në komunën e Gazi Babës në Shkup.


Ai është i evidentuar si banor në rrugën Metodija Andonov-Çento dhe do të votojë në vendvotimin numër 2505 e cila gjendet në lagjen më luksoze në këtë komunë.

Nënshtetësinë e Maqedonisë e mori duke u prezentuar si investues i madh që do të hapte shumë vende pune në Maqedoni, vendin e tij të dytë.

Ai në zgjedhjet e kaluara ishte pjesë e listës me 39 mijë votues të dyshimtë.

Zgjedhjet e ardhshme janë komunalet që duhet të mbahen më 15 tetor./Telegrafi/