LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka 200 mijë të punësuar pa sigurim pensional

Në Maqedoni ka 200 mijë të punësuar pa sigurim pensional

Rreth 200 mijë të punësuarve në Maqedoni nuk u paguhen kontribute pensionale, edhe pse llogariten si të punësuar. Sipas anketës për fuqinë punëtore në Maqedoni, që realizohet nga ana e Entit të Statistikës, në vend janë të punësuar 723.550 punëtorë, shkruan gazeta Koha. Nga ana tjetër, sipas Fondit për Sigurim Pensional, numri i të punësuarve për cilët paguhen kontributet, është 509.844, ndërsa përreth 50 mijë qytetarë, për shkaqe të ndryshme, nuk paguhet kontributet, por megjithatë ata janë të evidentuar si të siguruar. Andaj numri i përgjithshëm i qytetarëve që janë të siguruar është rreth 560 mijë. Kjo, me fjalë të tjera, nënkupton se për 213.706 të punësuar në shtet nuk paguhen kontributet shoqërore.

Edhe në vitet paraprake në Maqedoni është regjistruar dallim i madh midis të punësuarve që i llogarit statistika zyrtare në raport me të dhënat e Fondit Pensional për numrin e të siguruarve. Në vitin 2013, në Maqedoni ka pasur 657.849 të punësuar, ndërsa sipas raportit të Fondit pensional për vitin 2012 ka pasur shumë më pak, gjegjësisht 481.077 persona të punësuar që kanë paguar kontribute sociale. Kjo do të thotë se edhe para katër vitesh, rreth 200 mijë persona përkundër asaj se janë llogaritur si të punësuar, nuk kanë paguar sigurime pensionale.


Ekonomistët dhe njohësit e statistikës, shpjegojnë se dallimi kaq i madh midis të punësuarve që evidentohen nga ana e Statistikës zyrtare dhe atyre që i evidenton Fondi Pensional, rrjedh nga një numër i madh i personave të angazhuar në ekonominë informale si dhe metodologjisë evropiane që e zbaton Enti vendor i statistikës, sipas së cilës edhe një angazhim i përkohshëm prej vetëm disa ditë në muaj llogaritet si angazhim pune.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori