LAJMI I FUNDIT:

Në listat e votuesve, 300 mijë persona pa adresë të saktë

Në listat e votuesve, 300 mijë persona pa adresë të saktë

Raporti për listën e zgjedhësve, paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vëren disa probleme të cilat fillojnë me ritmin e ngadaltë të pastrimit të dublimeve, edhe pse numri nuk është i madh.

Armand Teliti, një prej autorëve të auditimit, problemin më të madh e sheh tek adresat e zgjedhësve.

“10 për qind e listës së zgjedhësve, afro 300 mijë votues, nuk kanë kodin e banimit. Që do të thotë se e kanë kodin e banimit të paidentifikuar”, thotë Teliti.

Teliti rrezikun e sheh edhe tek pamundësia e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij, pushteti vendor nuk e di se ku ata banojnë dhe nuk mund t’i lajmërojë se ku të votojnë.

Në këto zgjedhje, për herë të parë do ketë persona që do t’u hiqet e drejta e votimit. Jane të paktën 1.900 raste, por për audituesin e KQZ-së, procesi ka defekt.

“Duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe asaj të Gjendjes Civile, në mënyrë që këta persona të bllokohen në sistem, siç e parashikon ligji”, thotë Teliti.

Top Channel: Ka një rënie të numrit të votuesve, nga se ka ardhur?

Teliti: Rënia e votuesve ka ardhur nga vdekjet natyrale, që janë një proces normal. Në janar 2017 ka patur rreth 3 mijë vdekje, që llogaritur në një total prej 21 mijë vdekjesh tregon se muaji janar ka qenë një muaj shumë i keq.

Top Channel: Ndërsa në terren po zhvillohet një projekt për popullimin, për të mbledhur të dhënat e adresave të të gjithë shtetasve, audituesi shikon edhe këtu një probem?

Teliti: Që verifikimet e kryera nga këto grupe personash që po shkojnë derë më derë, përpara se të bëhen pjesë integrale e sistemit kombëtar të gjendjes civile, duhet të verifikohen mirë, në mënyrë që të mos e prishin më shumë nga ç’është sistemin e adresave në Shqipëri.

Top Channel: A mund të zgjidhen këto problematika deri më 18 qershor?

Teliti: Natyrisht që çështja e adresave nuk zgjidhet dot përpara datës 18 qershor. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori