LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë respektohen liritë fetare

Në Kosovë respektohen liritë fetare

Në raportin më të ri të Departamentit amerikan të shtetit për Liritë Fetare Ndërkombëtare për vitin 2012, në pjesën për Kosovë, theksohet se “Kushtetuta dhe ligjet e tjera dhe politikat i mbrojnë liritë fetare dhe në praktikë, përgjithësisht, qeveria i ka respektuar liritë fetare”.

Prirja për respektin e qeverisë për liritë fetare nuk ka ndryshuar në mënyrë të dukshme gjatë vitit.

“Liderët religjiozë kanë theksuar mungesën e mekanizmit, që i lejon grupet religjioze të regjistrohen dhe të marrin status juridik, e cila ka krijuar një numër të sfidave praktike në kryerjen e aktiviteteve ditore”, thotë raporti.

Më tutje, theksohet se “ka pasur raporte për abuzim shoqëror ose diskriminim, të bazuar në përkatësinë religjioze, besimin ose praktikën” dhe me këtë rast përmendet se “zyrtarë të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) kanë raportuar incidente të rastësishme të vjedhjes dhe vandalizmit dhe një sulm kundër klerit ortodoks serb”, transmeton REL.

Përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, sipas raportit, janë takuar me liderë politikë dhe religjiozë, për të kërkuar dialog ndërfetar dhe për të inkurajuar zgjidhje të shqetësimeve të grupeve fetare.

Në këtë kuadër, “zyrtarët e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara kanë bërë presion për miratimin e legjislacionit,që e kodifikon mbrojtjen për Kishën Ortodokse Serbe dhe i kanë mbështetur përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të pasurisë, që involvon Manastirin e Deçanit dhe grupe lokale”. Më tutje në raport shkruan se “Ambasada i ka financuar programet e mbrojtjes, që përfshinin rikonstruktim dhe konservim të kishave dhe xhamive në gjithë vendin”.

Në raportin e Departamentit amerikan të shtetit për liritë fetare në Kosovë, për vitin 2012, theksohet se popullata e Kosovës është 1.74 milionë, sipas regjistrimit zyrtar qeveritar, të dhënat e të cilit janë publikuar në muajin tetor.

“Sipas të dhënave, 95.6 për qind e popullatës identifikohet si myslimane, 2.2 për qind si romano katolike, dhe 1.4 për qind si serbë ortodoksë”, shkruan në raport dhe precizohet se grupet e tjera janë më pak se 1 për qind secili.

“Religjioni dhe etniciteti janë ngushtë të lidhur: serbët në përgjithësi i takojnë Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa shumica e shtetasve aktivë fetarë me prejardhje shqiptare e identifikojnë vetveten si myslimanë”, thuhet në raport.

Kritikët e regjistrimit theksojnë se ai nuk i ka përfshirë banorët e rajonit verior të Mitrovicës, dhe kjo gjë në mënyrë domethënëse e nënvlerëson përfaqësimin e serbëve, që i takojnë Kishës Ortodokse Serbe, konsideron raporti.

Në raport më tutje theksohet se legjislacioni “i ndanë grupet religjioze nga institucionet publike” dhe siguron “të drejta të barabarta për të gjitha grupet religjioze, përcakton se vendi nuk ka një fe zyrtare dhe e ndalon diskriminim në bazë të religjionit dhe etnicitetit”.

Raporti konstaton se “nuk ekziston mekanizëm juridik për regjistrimin e grupeve fetare”.

Në pjesën përfundimtare të raportit të gjatë, theksohet se “përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarët qeveritarë amerikanë gjatë vizitave, janë takuar me liderët politikë dhe religjiozë për të kërkuar tolerancë fetare.

Zyrtarë të ambasadës rregullisht i kanë diskutuar çështjet e lirisë fetare me liderët e Kishës Ortodokse Serbe, me myslimanët, me katolikët, me protestantët dhe me komunitetin hebre, dhe kanë promovuar dialog ndërfetar.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar dialog ndërmjet pjesëtarëve të Kishës Ortodokse Serbe dhe anëtarëve shqiptarë të qeverisë dhe të shoqërisë civile.

“Ambasada ka dhënë fonde për mbrojtjen dhe restaurimin e projekteve për vendet religjioze me rëndësi kulturore në gjithë vendin, përfshirë kishat në Bogosavec dhe Hoçë të Madh, një xhami në Pejë dhe freskat e rrezikuara në Manastirin e Deçanit”, thuhet në fund të raportit të gjatë të Departamentit amerikan të shtetit për liritë fetare në Kosovë në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori