LAJMI I FUNDIT:

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së flitet për Ramush Haradinajn dhe demarkacionin

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së flitet për Ramush Haradinajn dhe demarkacionin

Përkushtimi i Serbisë dhe Kosovës për përparimin e dialogut është i dobët dhe humbja e momentumit rrit rrezikun që në procesin e normalizimit të ketë ngecje. Kështu vlerësohet në raportin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, duke u bërë thirrje liderëve të të dyja palëve që të përmbahen nga retorikat nxitëse.

Raportin, i cili përfshinë periudhën nga 16 tetori 2016 deri më 15 janar të vitit 2017, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë të hënën, më 27 shkurt.

Në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e kanë arritur “nivelin e shqetësimit, gjë që është treguar në retorikën nxitëse dhe akuzat në lidhje me çështjet dhe ngjarjet kontestuese.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës botërore thekson se nuk është rritur përparim i qartë kur bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë raport bëhet thirrje edhe për implementimin e marrëveshjeve tjera të arritura deri me tash, siç është rasti i lëvizjes së lirë të automjeteve në të dyja vendet.

Po ashtu aty përmendet edhe largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, si dhe ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Megjithatë, vlerësohet se nuk tensione ndërmjet bashkësive etnike në veri të Mitrovicës.

Përvec tjerash, në raport përmendet edhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili më 4 janar u arrestua në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

“Arrestimi i Haradinajt, ish kryeministër i Kosovës, nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë dhe institucional të Kosovës, po ashtu të opinionit të gjerë kosovar”, thuhet në raport, transmeton lajmi.net.

Tutje përmend edhe provokimi i Serbisë më tren, duke u përmendur edhe ngjyrat e trenit sipas flamurit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

“Policia e Kosovës vendosi njësinë speciale dhe automjete të rënda për ndalur këtë tren, kurse politikanët nga të dyja anët akuzuan njëri-tjetrin për nxitje”, vlerëson sekretari i OKB-së.

Edhe demarkacioni me Malin e Zi është përmendur në raport, duke u potencuar tensionet ndërmjet partive opozitare dhe atyre në pushtet. Aty thuhet se bllokimi i nga opozita ka penguar përparimin në shumë çështje sa i përket të drejtave të njeriut, arritjen e qëllimeve qeveritare, duke përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi..

Ky është raporti i parë për Kosovën i Sekretarit të ri të OKB-së, Antonio Guterrez, i cili nga 1 janari e ka zëvendësuar Ban Ki Moon-in.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori