LAJMI I FUNDIT:

Në imazhin e ambalazhit të sandviçit, kuptoi në botë ekziston kopja e tij! (Foto)

Në imazhin e ambalazhit të sandviçit, kuptoi në botë ekziston kopja e tij! (Foto)

Brendan Curran nga Britania e Madhe, ka qenë duke blerë sandviç në supermarket, kur është befasuar me atë që ka parë në ambalazh.

Në shikim të parë ai ka menduar se aty është pikërisht fytyra tij, por më vonë ka kuptuar se është dikush që ngjanë shumë me të, transmeton Telegrafi.


Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni se sa të njëjtë janë burrat me mjekër dhe syze.

Pasi e ka postuar fotografinë në Twitter, atij ia kanë dërguar edhe reklamat e mëdha të sandviçit, ku shfaqet pikërisht sozia tij që është një model i mirënjohur.

“Pasi që lajmi është publikuar në medie, jam bërë një i famshëm në mesin e shokëve. Po më vjen mirë që kjo nuk do të zgjasë shumë”, ka thënë Curran lidhur me rastin. /Telegrafi/