LAJMI I FUNDIT:

Në Gostivar promovohet sistemi ”E-Rregullativa”

Në Gostivar promovohet sistemi ”E-Rregullativa”

Sot në ambientet e Komunës së Gostivarit u promovua projekti mbi sistemin “E-Rregullativa”, një sistem mjaftë i rëndësishëm për qeverisje elektronike, i cili është zhvilluar nga “UNCTAD”.

Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mes tjerash theksoi se ky projekt e bën Komunën e Gostivarit institucion të vetëm në Maqedoni që përfshihet në hartën e Kombeve të Bashkuara për shtete dhe Komuna transparente, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Koha e qytetarëve të Gostivarit është e çmuar. Ne duam t’ju shërbejmë sa më shumë në sa më pak kohë. Portali E-Rregullativa është një nga mjetet më të mira për të arritur këtë gjë. Në pak kohë aty mund të gjeni procedurat që nevojiten për shumë shërbime të Komunës. Nëse ju duhet një leje, certifikatë, e tjerë. Çdo gjë që nevojitet do ta gjeni të renditur aty. Në sajë të ‘E-Rregullativës. Gostivar’, mund të gjeni informata hap pas hapi, ku të drejtoheni, çfarë dokumente të dorëzoni, sa duhet të paguani dhe sa kohë do t’ju nevojitet për të marrë një leje apo certifikatë”, tha mes të tjerash kryetari Bejta.

Vlera e përgjithshëm e projektit është 136 mijë dollarë./Telegrafi/