Në firmën ku punonte, zvicerania vjedh 761 mijë franga për burrin e saj nga Kosova
Nëpunësja 55-vjeçare është dënuar me 24 muaj burg me kusht. Burri i saj, me13 muaj burg, po ashtu me kusht.
Një nëpunëse zvicerane që punonte si kontabiliste e një firme në Klettgau, ka përvetësuar 761 mijë franga duke i marrë në trezorin e firmës. Të enjten e javës që shkoi, ajo është dënuar nga Gjykata e Kantonit të Schaffhausen-it, shkruan schaffhausernachrichen.ch.
Firmën ku punonte, ajo e ka “lehtësuar” duke i bërë gjithsej 204 dërgesa të veçanta vetes dhe bashkëshortit të saj nga Kosova. Paratë tashmë janë shpenzuar të gjitha: me to është financuar jeta e tyre dhe konsumi i alkoolit nga ana e kosovarit, transmeton albinfo.ch.
Veç kësaj, një pjesë të konsiderueshme e parave u është dërguar familjarëve të bashkëshortit në Kosovë.
Nëpunësja 55-vjeçare është shpallur fajtore për përvetësim të shumëfishtë të padrejtë, favorizim të kreditorit, larje parash etj. Për të gjitha këto delikte ajo ka marrë një dënim me kusht prej 24 muajsh dhe një gjobë prej 100 frangash për vozitje në të zezë në autobus(!). Gjithashtu, ajo duhet t`i mbulojë shpenzimet e gjykimit që janë së paku 7000 franga. Ndërkohë, ajo është shpallur e pafajshme sa i takon akuzës për dëmtim të kreditorëve përmes zvogëlimit të masës pasurore dhe akuzës tjetër për sigurimin e një certifikate të rrejshme.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i nëpunëses është dënuar me 13 muaj me kusht dhe një gjobë prej 1200 frangash, përcjell albinfo.ch. Këtë dënim e ka marrë për larje të shumëfishtë të parave, armëmbajtje pa leje, konsum kokaine, ngasje të biçikletës në gjendje të dehur dhe shfrytëzim të transportit publik pa biletë. Ai bart shpenzimet procedurale në shumën prej 2500 frangash.
Një lirim nga akuzat është shqiptuar ndaj nënës 80-vjeçare të gruas së dënuar.
Megjithatë, trupi gjykues nuk ka qenë unik sa i përket lirimit. Njëri nga gjyqtarët ishte për dënim të saj me argumentin se ka nxitur të bijën për të kryer përvetësimin e padrejtë, ndërsa dy të tjerët ishin kundër, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, ka mbizotëruar parimi i njohur juridik: në rast dyshimi vendoset në favor të të akuzuarit.
Trupi gjykues ka konstatuar se vepra penale e larjes së parave si te gruaja ashtu dhe te burri është dëshmuar së paku sa i përket shumës prej 176 mijë frangash të cilat janë dërguar në Kosovë. Për to pra ka dëshmi.
Si nëpunësja ashtu dhe bashkëshorti i saj e kanë pranuar padinë civile të firmës së dëmtuar për të kthyer shumën prej 761 mijë frangash të parave të përvetësuara, përcjell albinfo.ch.
Por, tash për tash ata nuk zotërojnë kurrfarë pasurie dhe janë të papunë, kështu që larja e borxhit duket të jetë shumë e vështirë, shkruan gazeta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën