LAJMI I FUNDIT:

Në disa ambasada të emëruarit politikë s’dinë çfarë prodhohet në Kosovë

Në disa ambasada të emëruarit politikë s’dinë çfarë prodhohet në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, Nexhat Hasani, ka thënë se eksportuesit e Kosovës janë duke u përballur me shumë sfida.

Hasani në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re” ka pohuar se eksportit, i cili konsiderohet një ndër faktorët kryesor të zhvillimit ekonomik, nuk i jepet përkrahje institucionale.

Ai ka thënë se mungesa e diplomacisë ekonomike dhe politizimi i stafit diplomatik ka bërë që eksportuesit mos të kenë qasje në tregjet e BE-së dhe më gjerë. Ai ka theksuar se në disa ambasada të emëruarit politikë s’dinë çfarë prodhohet në Kosovë.

“Nëse dëshirojmë të kemi qasje në tregjet e Bashkimit Evropian dhe në tregjet e huaja, pa angazhimin e stafit profesional sigurisht që s’kemi për të bërë asgjë. Në ambasadat tona ka pasur njerëz me lidhje familjare dhe politike. Kam pas rastin të vizitoj disa ambasada dhe mund t’ju them se është e tmerrshme që personat e ngarkuar me këtë punë s’kanë asnjë njohuri për komunitetin e biznesit në Kosovë. Nuk dinë as çfarë prodhohet në Kosovë. Ata persona duhet ta kenë një bazë elementare të njohurive se çfarë ne mund të eksportojmë. Gjithashtu, ata duhet të dinë se në vendet ku shërbejnë, cilat produkte mund të plasohen. Kështu që, duhet të bëhet një koordinim i mirëfilltë në mes të atasheve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. Në këtë drejtim është më se i domosdoshëm disiplinimi i atasheve dhe angazhimi i ambasadave”, deklaroi Hasani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori