LAJMI I FUNDIT:

Në dialog, të gjitha partitë

Në dialog, të gjitha partitë

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar dje raportin “Dialogu dhe marrëveshjet në sytë e qytetarëve”, me ç’rast ka bërë të ditur se rreth gjysma e qytetarëve të Kosovës nuk janë të informuar rreth Marrëveshjes së Asociacionit dhe asaj të Telekomunikacionit.

Prej 1070 personave të anketuar të të gjitha komuniteteve në Kosovë, rezultati ka treguar se pjesa dërrmuese e tyre kanë kërkuar që dialogu të udhëhiqet nga përfaqësues të të gjitha partive politike.

“Ajo çka ne kemi parë është se pjesa më e madhe (53%) vlerëson se dialogu duhet të udhëhiqet nga një koalicion gjithëpërfshirës i të gjitha partive politike”, ka thënë Jeta Krasniqi gjatë publikimit të rezultateve.

Kurse, në pyetjen se kush përfiton nga Marrëveshja për Telekomunikacionin, Krasniqi ka thënë se nga rezultati i KDI-së ka dalë se rreth 30 për qind e tyre janë deklaruar se nuk e dinë se kush përfiton nga kjo marrëveshje.

“Sipas hulumtimit të realizuar shumica e të anketuarve, përkatësisht 32%, nuk e dinë se cili shtet përfiton nga kjo marrëveshje”, thuhet në raportin e publikuar nga KDI-ja.

Ndërkaq, sa i përket Marrëveshjes së Asociacionit, KDI-ja ka pyetur qytetarët se çfarë kompetencash do të ketë Asociacioni, me ç’rast 36 % e tyre kanë deklaruar se mendojnë që AKS-ja do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ndërkohë, në pyetjen se cilat tema do të duhej të diskutoheshin në dialogun e Brukselit, shumica e qytetarëve janë deklaruar për çështjen e të pagjeturve.

“Sipas të gjeturave nga hulumtimi në terren, 84% e qytetarëve të Republikës së Kosovës mendojnë se duhet të diskutohet për çështjen e të pagjeturve”, citohet më tej në këtë raport.

Nga tërë ky hulumtim KDI-ja ka ardhur në përfundim se gjysma e qytetarëve janë të painformuar rreth Marrëveshjes për Kodin Telefonik, ata nuk kanë një qëndrim rreth kompetencave që të pritet t’i ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, si dhe shumica e tyre vlerësojnë se në dialog do të duhej të përfshiheshin të gjitha subjektet politike.

Andaj, si rrjedhojë e këtyre rezultateve Instituti Demokratik i Kosovës u ka dhënë disa rekomandime institucioneve të Kosovës, më specifikisht Qeverisë.

Jeta Krasniqi nga KDI-ja, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet që ta bëjë sa më transparent procesin e dialogut me Serbinë, si dhe t’i njoftojë qytetarët lidhur me këtë çështje.

Më tej, në raportin në fjalë thuhet se kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh nga ana e Qeverisë lidhur me atë se çka duhet të diskutohet në këtë dialog.

“Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi duhet t’i marrin në konsideratë kërkesat e qytetarëve rreth temave të cilat duhet të diskutohen në këtë proces”, thuhet më tej në kuadër të rekomandimeve, shkruan gazeta “Zeri”.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori