LAJMI I FUNDIT:

Në dhomën e gjumit bëni vetëm dy gjëra

Në dhomën e gjumit bëni vetëm dy gjëra

Mendja e lidh dhomën e gjumit vetëm me dy aktivitete: gjumin dhe seksin.

Sipas një studimi të fundit të botuar në “Journal of Sleep Research”, dhoma e gjumit e ka humbur kuptimin e saj të vërtetë dhe dalëngadalë po kthehet në një zyrë pune.

Përdorimi i telefonave celularë, PC apo tabletave e ka ndryshuar të gjithë ritmin e njerëzve.


Studiuesit këmbëngulin dhe pohojnë me forcë se dhoma e gjumit duhet të shfrytëzohet vetëm për dy gjëra: gjumë dhe seks.

Përdorimi i PC-ve apo celularëve në dhomën e gjumit ndryshon të gjithë ritmin e gjumit dhe në përgjithësi, personat që përdorin shpesh medien aktive si telefonat dhe kompjuterët në dhomën e gjumit, zakonisht flenë më vonë në mbrëmje dhe ngrihen vonë në mëngjes.

Mirëpo, kjo gjendje, thonë studimet, çon në një mungesë gjumi edhe gjatë ditëve të javës, të lodh më tepër dhe çka është më e rëndësishme, dëmton aftësinë për të mësuar.

Stale Pallesen, profesori udhëheqës i këtij studimi, thotë se përdorimi i telefonave celularë apo PC-ve duhet të shmanget me çdo kusht: “Unë mendoj se dhoma e gjumit duhet të jetë e rezervuar vetëm për dy gjëra: gjumë dhe aktivitet seksual”,- thotë Pallesen.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se të shohësh televizor apo të dëgjosh muzikë nuk kishte efekte negative në zakonet e fjetjes.

Mënyra më e mirë për të përmirësuar gjumin është që të jeni sa më aktiv gjatë ditës. Po ashtu, errësimi i dritareve ju ndihmon, sepse një dhomë e errët ndikon për të rritur nivelin e melatoninës që ndjell gjumin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori